Modele e njohur fitoi zemrën e Benzemës, ata u kapën bashkë në jahtin e tij

Karim Benzema po përjeton periudhën më të mirë të jetës së tij. Në planin profesional, francezi e mbylli sezonin si lojtari më i mirë në botë dhe tashmë duket se sulmuesi i Realit ka shkëlqyer edhe në aspektin e dashurisë.

Benzema po shijon pushimet e përvitshme, dhe këtë po e bën me Jordan Ozuna, modelin e njohur, me të cilin është “kapur” në jahtin e tij ku edhe vetë ka publikuar disa foto dhe video për të treguar se shkëlqen jo vetëm në fushë, por gjithashtu jashtë saj.

Nuk ishte vetëm me pushime, po kënaqej me një vajzë të re që duket se i kishte fituar zemrën.
As futbollisti dhe as miqtë e tij më të ngushtë nuk e kanë bërë të ditur këtë lidhje, por rrjetet sociale kanë qenë përgjegjëse për ekspozimin e vajzës së re që është me francezin.

Ata nuk kanë pozuar ende bashkë, por kanë dalë foto që i shfaqin bashkë në një jaht.

Kategoritë
Sport