Modelja greke Sophia Hadjipanteli u bë folja e rrjeteve sociale pasi u shfaq në një version natyral në Festivalin e Filmit në Kanë.
Domethënë, ajo ka vite që nuk i shkurton vetullat dhe për këtë arsye kudo që shfaqet tërheq vëmendjen. Edhe pse ka nga ata që e kritikojnë se ka zgjedhur të përqafojë pamjen natyrale të vetullave, ajo nuk i kushton aspak rëndësi komenteve negative.
Më herët, gjatë një paraqitje të ftuar në Good Morning Britain, ajo tha se paraardhësit e saj e frymëzuan që ta pranonte veten ashtu siç është.
“Unë thjesht eci në rrugë pa asnjë mendim. Reagimet negative, pozitive, inkurajuese, poshtëruese dhe çdo lloj tjetër janë argëtuese për mua”, tha ajo.
Unibrow model Sophia Hadjipanteli attends “Killers Of The Flower Moon” premiere at #Cannes2023
That’s it, that’s the tweet . . 😶 pic.twitter.com/9TGsVeg1Ex
— Mr Pål Christiansen 🇳🇴😍🇬🇧 (@TheNorskaPaul) May 21, 2023
Ashtu siç pritej, reagime të shumta pasuan në rrjetet sociale.
“Kjo vajzë ka një nevojë të dëshpëruar për të provuar se është ndryshe nga të tjerat”, “Shumë e pazakontë”, “A është kjo grua apo burrë?”, “Çfarëdo që të thuash për të, kjo vajzë është e bukur”, janë disa nga komentet.
Në Festivalin e Filmit në Kanë, ajo mori pjesë në premierën e filmit “Killers of the Flower Moon”, me regji të Martin Scorsese. Ajo kishte veshur një krijim të stilistit gjerman Philipp Plein dhe taka Guiseppe Zanotti. Joe Kelly ishte përgjegjëse për flokët e saj dhe Charlotte Tilbury për grimin e saj.