Modric edhe më afër largimit nga Real Madridi, klubi i tij i ardhshëm mund të jetë Al-Nassr

Sezoni i 11-të i Luka Modric si lojtar i Real Madridit mund të jetë i fundit, duke marrë parasysh se kontrata e tij skadon në fund të sezonit.

Reprezentuesi kroat duket se nuk po e mendon ende pensionimin, pasi së fundmi u thirr nga kombëtarja e tij përpara fillimit të ciklit kualifikues për “Euro 2024” më vonë këtë muaj.

“FootMercato” ka raportuar se Modric aktualisht ka më shumë gjasa të largohet si i lirë nga Real Madridi në verë sesa të qëndrojë, pasi ai thuhet se duket “më i etur” për një largim kur kontrata t’i skadojë.

Nëse ai duhet të largohet, destinacioni i tij i ardhshëm thuhet se me shumë se gjasë do të jetë Al-Nassr.

Agjenti i 37-vjeçarit ka raporte të mira me klubin nga Arabia Saudite, veçanërisht me drejtorin e tyre sportiv, Goran Vucevic, ndërsa një ribashkim me ish-bashkëlojtarin te “Los Blancos”, Cristiano Ronaldo, do të luante gjithashtu një rol në vendimin e lojtarit.

Luka Modric është pjesë e gjigantit spanjoll nga viti 2012.

Kategoritë
Sport