Ylli i Real Madridit, Luka Modriq është ftuar nga selektori i Kroacisë, Zlatko Daliq për ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Portugalisë dhe Polonisë. Kroacia më 5 shtator luan ndaj Portugalisë në Lisbonë, kurse më 8 shtator kundër Polonisë në Osijek.
Modriq synon të paraqitet me Kroacinë në Kupën e Botës që mbahet në vitin 2026 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë. Modriq më 9 shtator do të jetë 39-vjeçar. Kroacia dështoi në Evropianin e zhvilluar në Gjermani.