Moldavi – Dëgjohen 4 shpërthime të mëdha në rajonin Transnistri

Sipas qendrës së shtypit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të të ashtuquajturës administratë separatiste në Transnistri, katër shpërthime kanë ndodhur mbrëmë pranë fshatit Voronkovo ​​dhe ish-bazës ajrore.

Bëhet e ditur se në një vendbanim pranë kufirit të Moldavisë me Ukrainën në rajonin e Transnistrisë janë dëgjuar shpërthime.

Sipas qendrës së shtypit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të të ashtuquajturës administratë separatiste në Transnistri, katër shpërthime kanë ndodhur mbrëmë pranë fshatit Voronkovo ​​dhe ish-bazës ajrore.

Në deklaratë thuhet se dy shpërthimet e para janë bërë me një mjet fluturues pa pilot dhe se shpërthimet kanë ndodhur një orë më vonë pas këtij incidenti.

Nga shpërthimi nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Mësohet se në vendin ku ka rënë bomba është shkaktuar një gropë me diametër 25 centimetra dhe thellësi 1 metër dhe hetimet për shpërthimin vazhdojnë.

Në deklaratë, rikujtohet se një sulm i ngjashëm ishte kryer rreth fshatit Voronkovë më 5 maj.

Ndërtesa e “Ministrisë së Sigurimit të Shtetit” në të ashtuquajturin kryeqytetin e Transnistrisë, Tiraspol, u sulmua me një raketë më 25 prill. Më vonë ka pasur shpërthime në kullat e antenave që siguronin transmetimet radiofonike.

Pasi Moldavia shpalli pavarësinë e saj nga Bashkimi Sovjetik në 1991, Transnistria, në bregun lindor të lumit Dniestër, shpalli gjithashtu pavarësinë e saj në mënyrë të njëanshme.

Konfliktet e armatosura që filluan midis Moldavisë dhe Transnistrisë pas shpalljes së pavarësisë përfunduan me një armëpushim më 22 korrik 1992.

Thuhet se Rusia, e cila ka vendosur njësitë e saj ushtarake në Transnistri, transferon këtu miliona dollarë çdo vit për të mbështetur këtë rajon (prorus).

Kategoritë
BotaLajme