Molliqaj: Sot në Bruksel Kosovës iu bën edhe dy dëme të pariparueshme nga Albin Kurti

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka cilësuar si të gabuar Deklaratën e sotme për Personat e Zhdukur të dakorduar në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Sipas tij, janë edhe dy dëme të pariparueshme që i janë shkaktuar Kosovës nga kryeministri Albin Kurti.

Ky është statusi i plotë i tij:

Sot në Bruksel, Kosovës iu bën edhe dy dëme të pariparueshme nga Albin Kurti.

1. Kosova u barazua me Serbinë, duke u trajtuar si dy palë të barabarta në krimet që janë kryer në vendin tonë.

2. Pranimi i termit persona “të zhdukur me forcë” në vend të atij “të zhdukur me dhunë” (që është term juridik i pranishëm në konventat kundër krimeve të luftës), shfajëson Serbinë si shtet nga përgjegjësia për zhdukjen e personave të pagjetur.

Asnjë fitore për Kosovën. Veç degradim. Veç koncesione. Dhe filma për qytetarët e vendit tonë.

Kategoritë
LajmeVendi