Momente emocionale në Gaza: Bashkohet me nënën pas disa muajsh

Një palestinez, i cili ishte detyruar të migronte në pjesën jugore të Gazës, duke u kthyer në veri dhe duke u ribashkuar me nënën e tij, pas ndarjes disa muajshe.

Banorët e Gazës kanë përjetuar momente emocionale sot, teksa ka filluar kthimi i dhjetëra mijëra palestinezëve në shtëpitë e tyre në pjesën veriore të enklavës, raporton Anadolu.

Pamjet tregojnë një palestinez, i cili ishte detyruar të migronte në pjesën jugore të Gazës, duke u kthyer në veri dhe duke u ribashkuar me nënën e tij, pas ndarjes disa muajshe.

Mijëra palestinezë këtë mëngjes filluan të kthehen në pjesën veriore të Rripit të Gazës si pjesë e armëpushimit mes Izraelit dhe grupit palestinez Hamas që hyri në fuqi më 19 janar.

Aktivistët palestinezë të mediave sociale publikuan pamje të shumta të njerëzve që këndonin dhe festonin teksa ktheheshin në zonat e tyre.

Zyra e medias në Gaza më herët kishte njoftuar se njerëzit mund të lëviznin në veri të Gazës në këmbë, por jo me automjete.

Faza e parë gjashtëjavore e marrëveshjes së armëpushimit të Gazës hyri në fuqi më 19 janar, duke pezulluar luftën gjenocidale të Izraelit i cili që ka vrarë rreth 47.300 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe ka plagosur më shumë se 111.400 të tjerë.

Marrëveshja prej tre fazash e armëpushimit përfshin shkëmbimin e të burgosurve dhe ndërprerjen e armiqësive, duke synuar një armëpushim të përhershëm dhe tërheqjen e forcave izraelite nga Gaza.

Kategoritë
BotaLajme