Një aeroplan i Hawai Airlines që fluturonte nga Phoenix, SHBA për në Honolulu, Hawaii, u kap nga turbulenca të forta, duke plagosur të paktën 36 pasagjerë. Gjendja e 11 pasagjerëve është e rëndë.
Turbulenca mendohet të jetë shkaktuar nga stuhitë. Në bord kishte 278 pasagjerë dhe 10 anëtarë të ekuipazhit.
Është bërë e ditur se të paktën 20 persona nga avioni janë shtruar në spital për lëndime, fraktura, humbje të vetëdijes dhe lëndime në kokë.
Pas turbullirave, avioni me kodin HA35 ishte ulur në Aeroportin Ndërkombëtar Daniel K. Inouye në orën 23:50 të së dielës.