Momenti interesant në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së: Guterres e përshëndeti ngrohtësisht Lavrovin

Sesioni i Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka nisur dje dhe do të vazhdojë edhe sot. Zyrtarë nga shumë vende u mblodhën në Nju Jork, por gjithë vëmendjen e mediave e tërhoqi ardhja e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili tani ka marrë presidencën e Këshillit të Sigurimit.

Pas mbërritjes së tij në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Lavrov tha se do të ishte më mirë të zhvendosej selia e OKB-së nga Nju Jorku, gjë që shkaktoi një reagim të furishëm të publikut.

Por publiku u zhgënjye edhe nga gjesti i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i cili e përshëndeti ngrohtësisht Lavrovin kur hyri në sallë.

Gjatë takimit, Lavrov u tha anëtarëve të Këshillit të Sigurimit se “si gjatë Luftës së Ftohtë, ne kemi arritur një prag të rrezikshëm, ndoshta edhe më të rrezikshëm, dhe se situata po përkeqësohet me humbjen e besimit në multilateralizëm”.

Megjithatë, anëtarët perëndimorë kritikuan pretendimet e Rusisë për të mbrojtur multilateralizmin dhe Kartën e OKB-së, duke vënë në dukje luftën në Ukrainë.

Kategoritë
BotaLajme