Dy alpinistë shqiptarë të cilët ishin bllokuar zonën e Valbonës, tashmë janë shpëtuar prej aty për t’u dërguar në Spitalin e Traumës.
Kështu ka njoftuar të hënën Agjencia Telegrafike Shqiptare.
Përmes një video të publikuar në Facebook shihen helikopterë për të shpëtuar alpinistët.
“Në kohë rekord të dy alpinistët e bllokuar në një zonë të thepisur u dërguan për ndihmë në spitalin e Traumës. Mirënjohje pilotëve të Forcës Ajrore. Të angazhuar për një turizëm të sigurt në të gjithë Shqipërinë”.