Momenti kur minjtë kërcejnë nga shtëpia që po digjej në Prishtinë

Një shtëpi është djegur në Lagjen “4 Llullat” në Prishtinë.

Nga flaka që përfshiu një shtëpi në Prishtinë, nuk ka të lënduar.

‘’Rreth orës 08:45, është pranuar informata për një zjarr në rrugën “Shaban Polluzha” në Prishtinë.Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar zjarrfikësit me qëllim të lokalizimit të zjarrit si dhe zyrtarët e KEDS-it. Dyshimet e para sugjerojnë që nga zjarri të jenë përfshirë disa mbeturina përpara një objekti të pabanueshëm’’, ka thënë Agron Borovci- zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Më tutje Borovci ka thënë se aktualisht nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale.

Ndërkaq në media janë publikuar pamje të minjve duke kërcyer nga dritarja që t’u shpëtojnë flakëve.

Kategoritë
LajmeVendi