Morata dhe Rodri rrezikojnë dënim nga UEFA, shkak thirrjet raciste

Dy futbollistët e Spanjës, Alvaro Morata dhe Rodiri rrezikojnë të dënohen nga UEFA, për shkak të thirrjeve raciste.

Kombëtarja e Spanjës, të henën në Madrid festuan titullin e Kampionit Evropian, pasi mposhtën Anglinë në finale, shkruan IndeksOnline.

Gjatë festës, Morata dhe Rodri u panë duke kënduar “Gjibraltari është spanjoll”.

Pasi fitoi Eurokupën të dielën, Kombëtarja festoi fitoren të hënën së bashku me tifozët e saj në Plaza de Cibeles. Euforia ishte e tillë mes lojtarëve, saqë disa prej tyre kënduan “Gibraltari është spanjoll”.Nisur nga pakënaqësia e Federatës së Gjibraltarit , Inspektori i Etikës dhe Disiplinës së EFA-s është caktuar për të vlerësuar një shkelje të mundshme të Rregullores disiplinore të UEFA-s nga lojtarët Rodrigo Hernández Cascante dhe Álvaro Morata në kontekstin e sjelljes që ndodhi gjatë prezantimit publik të Trofeu i Kampionatit Evropian të UEFA-s 2024 në Madrid më 15 korrik.

Të dy Morata dhe Rodri përballen me një dënim me dy ndeshje nëse UEFA më në fund vendos t’i sanksionojë ata për thirrjet e lartpërmendura. Nuk do të ishte hera e parë që një lojtar sanksionohet për t’iu referuar çështjeve politike, në këtë Eurokupë mbrojtësi turk Merih Demiral u pezullua për dy ndeshje për bërjen e simbolit ‘Ujku gri’ , një lëvizje e ekstremit të djathtë nga vendi osman.

Ndaj Morata dhe Rodri mund të mungojnë në dy ndeshjet e ardhshme që Kombëtarja do t’i luajë në shtator kundër Serbisë dhe Zvicrës në fazën e grupeve të Ligës së Kombeve

Kategoritë
LajmeSport