Morinë/ Ra në sy me “Porche”, kosovarit nga Anglia i gjejnë 14 mijë £ dhe 2600 €

Një shtetas kosovar është proceduar penalisht pasi policia kufitare e Morinës i gjeti në makinën e tij tip Porche 14 mijë paund dhe 2600 euro të padeklaruara.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Porsche”, me drejtues shtetasin B. G.“Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 14 000 paund dhe 2600 euro, të padeklaruara nga 31-vjeçari, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi,” njoftoi policia.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. G., 31 vjeç, lindur në Kosovë dhe rezident në Mbretërinë e Bashkuar, për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Kategoritë
LajmeVendi