Mosha e 20 viktimave nga Covid-19 për 24 orë

Në 24 orët e fundit janë shënuar 20 viktima.

7 viktima janë të moshës mbi 80 vjeçare, 5 të asaj prej 70 deri në 79 vjeç, 5 tjerë të grupmoshës 60-69, 1 viktimë nga grupmosha 50-59 dhe 2 prej grupmoshës 40-49.

IKSHPK njofton se janë bërë 7.384 testime.

“932 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 20 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 962 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 114.661. Në total numri i rasteve aktive është 26.525”, thuhet në njoftim.

Kategoritë
LajmeVendi