Moska akuzon Kievin për “provokime” në centralin bërthamor në Ukrainë

Rusia ka akuzuar trupat ukrainase për sulme “të pamatura” në termocentralin bërthamor në Zaporizhzhia.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova tha se Ukraina po përpiqet ende të rimarrë kontrollin e uzinës, të cilën Moska e pushtoi në mars.

Ajo tha se Ukraina ka kryer sulme kundër “infrastrukturës kritike” të uzinës, duke kërcënuar Evropën, raporton BBC.  Ndër të tjera zyrtarja ruse pretendoi se të shtunën, forcat ukrainase bombarduan “objektet infrastrukturore” në Enerhodar, ku ndodhet termocentrali, dhe se u përpoqën të merrnin kontrollin e digës Kakhovka duke zbarkuar trupa në bregun lindor të lumit Dnipro për të kapur termocentralin.

Sulmet ukrainase u zmbrapsën nga “veprimet e shpejta dhe vendimtare” të forcave ruse, tha Zakharova, duke i kërkuar Ukrainës dhe “sponsorizuesve të saj perëndimorë” që të “ndalojnë provokimet e pamatura dhe të rrezikshme për aksidente”.Ukraina ashtu edhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për bombardime të vazhdueshme të uzinës.

Kategoritë
BotaLajme