Moska gjobit me 17 milionë dollarë Apple

Shërbimi Antimonopoly i Rusisë (FAS) ka gjobitur Apple me rreth 17.4 milionë dollarë për abuzim me pozitën dominuese të kompanisë amerikane në treg.

Ky lajm është bë i njohur nga rregullatori rus në një deklaratë të dhënë ditën e sotme.

Bëhet me dije se në deklaratën e tij, rregullatori është shprehur se kishte zbuluar më parë se Apple po i detyronte zhvilluesit rusë të përdornin shërbimet e pagesave të Apple në aplikacionin iOS App Store, në kundërshtim me ligjet e konkurrencës në Rusi.

Në deklaratën e saj FAS thotë se Apple do të duhet të paguajë gjobën brenda dy muajve.

Kategoritë
BotaLajme