Me rastin e përvjetorit të pushtimit të Ukrainës, ambasadori rus në Serbi Aleksandar Bocan Harçenko ka dhënë një intervistë të gjerë për mediat serbe në të cilën ka prekur shumë tema të tjera.
Ambasadori i Federatës Ruse në Beograd vlerësoi se Serbisë po ushtrohet “presion i paprecedentë” për shkak të qëndrimit të saj parimor që të mos vendosë sanksione ndaj Rusisë.
I pyetur se si e sheh pozicionin e politikës së jashtme të Serbisë të ndikohet nga qëndrimi i mosvendosjes së sanksioneve ndaj Moskës, ai kujton se Serbia ka qenë e ekspozuar ndaj presionit të vazhdueshëm që nga fundi i viteve 1980.
“Tani ai presion po rritet dhe është i paprecedentë për shkak të qëndrimit parimor dhe qëndresës që po tregon Serbia dhe Presidenti i Serbisë dhe ne e kuptojmë këtë”, tha ai.
Ai shtoi se dëshira e Perëndimit për të biseduar me Beogradin ka të bëjë vetëm me dy gjëra – sanksione kundër Rusisë dhe Kosovës, dhe ata po kërkojnë lëshime nga Serbia.
I pyetur nëse Serbia është e bindur se Moska nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj për pavarësinë e Kosovës, ai thotë: “Absolutisht”.
“Qëndrimi është pjesë e marrëdhënieve tona vëllazërore dhe e dyta është se Rusia është e përkushtuar ndaj së drejtës ndërkombëtare dhe beson se Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është baza për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, tha ambasadori i Federatës Ruse.
Ai thotë se qëndrimi rus për mosnjohjen e Kosovës është i njëjtë siç ka qenë.
“Këtu nuk ndryshon asgjë, bashkëpunimi ynë sa i përket Kosovës në institucionet ndërkombëtare vazhdon, mbi të gjitha në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, anëtare e përhershme e të cilit është Rusia.