Ura e vjetër të mërkurën në mbrëmje u ndriçua me ngjyrat e flamurit izraelit në shenjë respekti të “Yom Hazikaron” – ditës përkujtimore të të rënëve. Menjëherë pas kësaj, në Urën e vjetër u vendos flamuri i Palestinës.
Mbrëmë në Mostar të Bosnjë e Hercegovinës u vendos flamuri i Palestinës si përgjigje ndaj ndriçimit të Urës së vjetër të Mostarit me ngjyrat e flamurit izraelit, raportuan mediat lokale.
Ura e vjetër të mërkurën në mbrëmje u ndriçua me ngjyrat e flamurit izraelit në shenjë respekti të “Yom Hazikaron”- ditës përkujtimore të të rënëve. Menjëherë pas kësaj, në Urën e vjetër u vendos flamuri i Palestinës.
Me këtë rast, ish-anëtari kroat i Presidencës së BeH-së, Dragan Çoviq i ka dërguar urim Izraelit me një foto të Urës së Vjetër të cilën e ka postuar në Twitter.