Dy tragete janë përplasur në Portin e Durrësit. Mjetet e lundrimit janë përplasur gjatë ankorimit në port si pasojë e motit të keq.
Në momentin që tragetet po hynin në port, ka pasur dhe një numër të lartë udhëtarësh dhe kjo ka ngjallur panik, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz, vetëm dëme materiale.
Është dashur ndërhyrja e mjeteve të emergjencës që ka bërë të mundur që tragetet të ankorohen në Portin e Durrësit.
Autoritetet Detar i Durrësit njoftoi sot pezullimin e lundrimit të mjeteve të vogla për shkak të dallgëzimit të madh në det me lartësi deri në 3.3 metra dhe erëra të fuqishme me drejtim Jug-Juglindje dhe Veri-Veriperëndim, me forcë deri në 6-7 ballë. /Telegrafi/