Moti në fundjavë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën dhe të dielën do të mbajte mot kryesisht me diell.

Sipas njoftimit, të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

“Vranësirat gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin riga shiu të intensitetit të dobët, kryesisht në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të vendit, kurse në disa zona do të ketë kushte për shkarkime rrufesh”, thuhet në njoftim.

Të dielën parashihet mot kryesisht i ngjashëm, por me rritje të lehta të temperaturave në vlerat e mesditës.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme