Motori më i fuqishëm vendor u prezantua në panairin Teknofest në Samsun.
Motori i parë turbofan vendor i Türkiye-s, i cili është motori më i fuqishëm i prodhuar në vend, do të dalë në fillim të vitit 2023, raporton Anadolu Agency (AA).
Mahmut Faruk Aksit, drejtor ekzekutiv i Tusas Engine Industries, deklaroi për AA se motori do të jetë me një forcë shtytëse prej 6.000 SI, e barabartë me rreth 6.000 kuaj fuqi.
Duke folur në panairin më të madh të teknologjisë në vend Teknofest në provincën Samsun të Detit të Zi, ai tha se motori u shfaq për herë të parë.
Aksit tha se dy vite pas konceptimit të projektit, faza e projektimit ka përfunduar dhe faza e prodhimit është duke u zhvilluar.
Objektivi është lansimi i produktit në tremujorin e parë të vitit 2023, shtoi ai.
Motori është kompaktibil me varkat sulmuese, tubacionet për pompimin e gazit natyror ose dronin luftarak turk të sapokrijuar “Kizil Elma”.
Pas përfundimit të këtij projekti, kompania do të projektojë dhe prodhojë një motor tjetër për avionin luftarak kombëtar, tha ai.
Duke folur për një tjetër projekt të motorit që është në vazhdim, TS1400, i cili do të përdoret në helikopterin e prodhimit turk Gokbey, Aksit tha se presim që të përfundojë para fundit të këtij viti.