Mount Everest “është rritur” për 73 centimetra

Ministri i Jashtëm i Nepalit, Gyawali tha se lartësia e re e matur e Mount Everest është 8.848 metra e 86 centimetra.

Matjet e reja kanë treguar se Mount Everest, mali më i lartë në botë, i vendosur në kufirin midis Kinës dhe Nepalit, është 73 centimetra më i lartë.

Ministri i Jashtëm i Nepalit, Pradeep Kumar Gyawali tha se lartësia e re e matur e Mount Everestit është 8.848 metra e 86 centimetra, njoftoi Asian News International (ANI).

Gyawali tha se matja e re zbuloi se Mount Everest ishte 73 centimetra më i gjatë se matja e fundit.

Një ekip kinez i ekspeditës arriti në majë më 7 maj të këtij viti, në mënyrë që të masë me saktësi majën më të lartë në botë me ndihmën e GPS dhe pajisjeve speciale.

Kina më parë dërgoi ekspedita në malin Everest në vitin 1975 dhe 2005. Në atë kohë, lartësia e matur e malit ishte 8.844 metra e 43 cm ose 8.848 metra e 13 cm.

Kategoritë
KurioziteteTë ndryshme