Eksperti portugez Jose Mourinho do të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me nënkampionen turke Fenerbahçe, sipas të gjitha burimeve të verifikuara, por me një klauzolë të rëndësishme.
Mësohet se drejtori sportiv i Fenerbahçes Mario Branco është takuar me bashkatdhetarin dhe ka arritur marrëveshje me “Specialin” për të marrë Fenerbahçen.
Siç raporton Sky Sports, Fenerbahce së shpejti do ta prezantojë zyrtarisht ekspertin portugez, ndërsa Calciomercato raporton se ka një klauzolë shumë të rëndësishme në kontratë.
Thuhet se eksperti i njohur ka kërkuar që në kontratë të përfshihet një klauzolë sipas së cilës ai do të mund të largohet nga klubi pa dëmshpërblim nëse i vjen një ofertë nga kombëtarja portugeze.
Kjo është dëshira e madhe e Jose Mourinhos, i cili e pati këtë mundësi në kohën kur ishte trajner i Romës italiane, por nuk e pranoi dot.
Më vonë ai u pendua për këtë vendim.