Fenerbahce e dëshiron Mateo Kovacicin si përforcimin e radhës dhe lajmi është publikuar dy mediumet turke Millyet dhe Takvim.
Sipas tyre përfaqësuesit e Fenerbahçes tashmë kanë nisur negociatat me Manchester Cityn, që tashmë po mendon ta dërgojë Kovacic në huazim për një vit.
Trajneri portugez Jose Mourinho, i cili mori drejtimin e skuadrës këtë verë, dëshiron të vendosë Kovacic përkrah brazilianit Fred në mesin e mesfushës.
Mourinho po kërkon ta kthejë Fenerbahcen te titulli i kampionit, pasi iu mungon prej më shumë se dhjetë vitesh.
Gjatë karrierës së tij, Kovacic ka luajtur për Dinamo Zagreb, Inter, Real Madrid, Chelsea dhe Man City, ku e kaloi vitin e kaluar zhvilloi 46 ndeshje, shënoi tre gola, asistoi një herë dhe fitoi tre trofe.
Kontrata e tij me klubin e Man Cityn është e vlefshme deri në verën e vitit 2027.
Nëse kjo ndodh kalimi te Fenerbahce ai do të bëhej shok skuadre me portierit kroat Dominik Livaković dhe yllit boshnjak Edin Dzeko(38).