Mourinho: Fenerbahçe duhet të mbajë lojtarë të mirë për të përparuar

Fenerbahçe po përgatitet në kampin në Bad Waltersdorf të Grazit të Austrisë dhe Murinjo në fjalën e tij për mediat tha se përgatitjet po shkojnë mirë, edhe pse skuadrës i mungojnë shumë futbollistë për shkak se janë të angahzuar me kombëtaret.

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho, tha se kurrë nuk është ndier aq i motivuar sa tani.

Fenerbahçe po përgatitet në kampin në Bad Waltersdorf në Graz të Austrisë dhe Mourinho ka thënë për mediat se përgatitjet po shkojnë mirë, ndonëse skuadrës i mungojnë shumë lojtarë që luajnë për ekipet kombëtare kombëtare.

“Ndihem shumë i lumtur dhe i motivuar. Jam më i motivuar se kurrë. Filluam përgatitjet me gjysmën e skuadrës. Kualifikimet për Ligën e Kampionëve të UEFA-s fillojnë pas dy javësh. Por, ne po bëjmë më të mirën”, tha trajneri 61-vjeçar.

Ai ka theksuar se është shumë i kënaqur me kushtet dhe organizimin në Fenerbahçe.

“Çdo ekip për të cilin kam punuar deri më tani ka qenë një sfidë për mua. Shumë trajnerë portugezë kanë punuar këtu. Ne duam t’u japim miliona tifozëve të Fenerbahçes lumturinë që ata kishin dëshiruar”, shtoi ai.

Ai theksoi se në ekip duhet të mbahen lojtarë të mirë në mënyrë që klubi të përparojë.

Ai ka kujtuar se presidenti i klubit, Ali Koc, ishte shumë i qartë për këtë çështje.

“Presidenti ynë do që klubi të zhvillohet, nuk do që ai të regresojë. Kjo do të thotë të mbash lojtarët më të mirë, jo t’i shesësh”, tha trajneri i njohur i futbollit që u prezantua në qershor në krye të Fenerbahçes.

Mourinho tërhoqi vëmendjen e mediave kur mbërriti në stërvitje me biçikletë nga hoteli ku ndodhet skuadra turke.

Kategoritë
LajmeSport