Kapiteni i Kombëtares së Bosnjës dhe Hercegovinës, Edin Džeko, ka folur me trajnerin Jose Mourinho dhe portugezi e ka lejuar të largohet nga Fenerbahce dhe të nënshkruajë për Hajdukun, raporton Fotospor.
Gjegjësisht, Xheko dyshohet se dëshiron të largohet nga Fenerbahçe pasi sezonin e kaluar nuk arritën ta fitojnë kampionatin turk dhe ardhja në Split, siç shkruajnë ata, është joshëse që ai të jetë më afër vendit të tij.
Mourinho kohët e fundit mori Fenerbahcen dhe është gati ta lërë 38-vjeçarin të shkojë sepse nuk dëshiron lojtarë në ekip që nuk janë plotësisht të sigurt se duan të luajnë nën drejtimin e tij.
Edhe pse mediat turke nuk janë treguar të jenë veçanërisht të besueshme deri më tani, për ardhjen e Xhekës në Hajduk është shkruar prej javësh dhe klubi splitas thuhet se po i ofron atij një kontratë dyvjeçare.
Më 13 qershor, drejtori sportiv i Hajdukut, Nikola Kalinić, ka kontaktuar me Xhekën, me të cilin ka luajtur për Romën gjatë karrierës së tij.
Trajneri i Splitit, Gennaro Gattuso, tashmë ka tentuar ta sjellë sulmuesin me përvojë në Valencia më herët dhe vlen të theksohet se Xheko është lojtar i gjigantit turk që nga vera e kaluar, me të cilin ka kontratë deri në fund të qershorit 2025.