Trajneri i Fenerbahces, Jose Mourinho i ka reaguar Pep Guardiolas, ky i fundit kishte thënë se fitoi gjashtë tituj të Premier League, kurse portugezi tri.
Mourinho gjatë konferencës për media në Turqi “goditi” trajnerin e Manchester Cityt, i cili çoi gjashtë gishta drejt tifozëve të Liverpoolit.
“Guardiola më tha diçka dje. Ai fitoi gjashtë trofe, kurse unë fitova tre. Por, unë i fitova në mënyrë të pastër. Nuk i fitova ato me 150 padi. Nëse kam humbur kam përgëzuar kundërshtarin tim”, u shpreh Jose Mourinho
Kujtojmë se Pep Guardiola nuk arriti të fitonte në shtatë ndeshje në të gjitha garat me Manchester Cityn, kurse para dy dite u rikthye me fitore ndaj Nottingham Forestit në Premier League.