Mourinho me rekord perfekt kundër Real Sociedadit

Trajneri i Romës, Jose Mourinho nuk ka humbur kurrë në karrierën e tij ndaj Real Sociedad, ku ka fituar pesë ndeshje dhe ka barazuar në një të tillë

Roma është shortuar të luajë kundër skuadrës nga La Liga, Real Sociedad këtë mëngjes në 1/8-ën e finales së Ligës së Europës, short që u hodh në zyrtar e UEFA-së në Nyon të Zvicrës.

Gjatë kohës së tij në menaxhim të klubeve të ndryshme, Jose Mourinho ka ndërtuar një rekord impresiv kundër skuadrës baske.

Në gjashtë ndeshje garuese kundër Real Sociedad, të gjitha u luajtën gjatë kohës sa ai ishte trajner i Real Madridit, Mourinho fitoi pesë dhe barazoi njëherë, me një mesatare prej 2.67 pikëve për ndeshje gjatë kësaj periudhe.

Skuadra e Chelsea e udhëhequr po ashtu nga Mourinho luajti një ndeshje parasezonale në Stamford Bridge, e cila përfundoi me rezultat 2-0 në gushtin e vitit të kaluar.

Nga tërë skuadrat që ai është përballur në karrierën e tij, trajneri i Giallorossi ka rekord më të mirë vetëm kundër CSKA Moskës, kundër të cilëve Mourinho ka fituar shtatë dhe ka barazuar njëherë, duke pasur një mesatare prej 2.75 pikë në ndeshje.

Këtë vit, 1/8 e finales e Ligës së Europës, e cila fillon në Romë më 9 mars, bën që Mourinho të përvojë ta thyejë këtë rekord të tij.

Kategoritë
LajmeSport