Fenerbahçe kaloi në raundin e dytë të Kupës së Turqisë duke fituar ndaj rivalit të qytetit, Kasimpaşa, me rezultatin 3:0, dhe ndeshja u shënua në stilin e tij nga trajneri portugez Jose Mourinho.
Në fakt, trajneri i Fenerbahçes, pas përfundimit të ndeshjes, iu afrua lojtarëve dhe trajnerit të Kasimpashës, duke mbajtur një fjalim të shkurtër motivues në fushë.
Ky gjest i Mourinhos mahniti publikun turk të futbollit, por edhe, sipas pamjeve, lojtarët e Kasimpaşës.
Ndryshe, Fenerbahçes iu lehtësua puna në këtë ndeshje për shkak se Kasimpaşa kishte aktivizuar kryesisht lojtarë nga ekipi i të rinjve.
Gjiganti turk e mbylli ndeshjen që në pjesën e parë, me golat e shënuar nga En Nesyri, Akcicek dhe Elmaz.