Mourinho shkakton trazira edhe në Turqi, dënohet nga federata

Jose Mourinho është dënuar me një ndeshje mungesë në pankinë dhe një gjobë prej rreth 18,000 euro për veprimet dhe komentet e tij në fund të fitores dramatike të Fenerbahçes ndaj Trabzonspor, shkruan BBC, transmeton Gazeta Metro.

Ish-trajneri i Chelseat dhe Manchester United shpejtoi për në fushë dhe u përpoq të bënte një “knee slide” pasi goli i Sofyan Amrabat në minutat shtesë i dha Fenerbahçes fitoren 3-2 në një ndeshje plot dramë.

Megjithatë, ai u shpreh me zemërim pas ndeshjes, duke kritikuar standardet e gjykimit në Turqi dhe duke duke vënë në dyshim profesionalizmin e gjyqtarëve.

 

Federata e Futbollit të Turqisë tha se komentet e Mourinhos ishin “të kundërta me sportivitetin, etikën sportive dhe konceptin e fair play” dhe “dëmtojnë vlerën” e futbollit në vend. Ata shtuan se komentet e trajnerit të dikurshëm të Real Madrid dhe Inter Milan ishin “të synuara për të hedhur hije ose diskredituar paanësinë e gjyqtarëve dhe zyrtarëve të tjerë të ndeshjes”.

Në një ndeshje plot polemika, Mourinho ishte i pakënaqur me dhënien e dy penalltive për ekipin vendas, Trabzonspor, të dyja pas konsultimeve me VAR. Ai gjithashtu tha se ekipi i tij duhej të kishte marrë një penallti para golit të vonshëm të Amrabat. /gazetametro.net

 

Kategoritë
LajmeSport