Mourinho ‘shpërfill’ Guardiolën dhe Fergusonin kur emëron trajnerin më të madh të Ligës Premier

Jose Mourinho ka bërë një përzgjedhje befasuese kur u pyet për të emëruar trajnerin më të madh të Ligës Premier në aspektin e të arriturave. 

Ish-trajneri i Chelseat, Manchester United dhe Tottenhamit ishte pyetur në podcastin ‘The Obi One’ për të zgjedhur mes Alex Ferguson dhe Pep Guardiolës, por ai nuk ishte i gatshëm të thotë emrin e njërit.

“Fergie apo Pep? Oh, e pamundur për t’u krahasuar. E pamundur për të krahasuar gjeneratat. E pamundur për të krahasuar potencialin për të bërë gjërat, por që të dy janë historik në Ligën Premier”.

“Por do të thosha ende për mua, më historiku në Ligën Premier është Claudio Ranieri, sepse të fitosh me Leicester është diçka unike”.

“Të fitosh katër, pesë, gjashtë tituj me Manchester United në atë gjeneratë është diçka e madhe, pro të fitosh pesë, gjashtë ose shtatë tituj në këtë gjeneratë me Cityn është e madhe, por..”.

“Me Leicester, nuk ka asnjë ‘por’. Për mua, është titulli më i jashtëzakonshëm të cilin e kam përjetuar”, ka thënë Mourinho.

Ranieri ishte paraardhësi i Mourinhos si trajner i Chelseat duke udhëhequr ‘Blutë e Londrës’ mes viteve 2000 dhe 2004.

73-vjeçari udhëhoqi ekipe në Spanjë, Itali dhe Francë, Ranieri para se të emërohej përzgjedhës i kombëtares së Greqisë, dhe më pas eventualisht në stolin e Leicester Cityt.

Pasi Leicester City i shpëtoi rënies nga elita, Ranieri i udhëhoqi ‘Dhelprat’ drejt titullit të tyre të parë dhe të vetëm të Ligës Premier në sezonin 2015/2016.

Kategoritë
LajmeSport