MSH njofton se nga java e ardhshme fillon vaksinimi i qytetarëve kundër gripit sezonal

Ministria e Shëndetësisë, ka ftuar qytetarët që krahas vaksinimit kundër gripit sezonal, ata të vaksinohen edhe me dozat përforcuese të vaksinës kundër Covid 19.

Në komunikatën për media, MSH njofton edhe se vaksinat kundër gripit sezonal kanë arritur në Kosovë dhe se duke filluar nga dita e hënë, do të fillojë vaksinimi i qytetarëve, shkruan lajmi.net.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u bëjnë thirrje qytetarëve, sidomos personave më të moshuar dhe personave me sëmundje kronike, që të vaksinohen për t’u mbrojtur nga Gripi sezonal”, thuhet ndër tjerash në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Nga java tjetër nis vaksinimi kundër Gripit sezonal në Kosovë

Krahas vaksinimit kundër Gripit sezonal, qytetarët ftohen që  të vaksinohen edhe me dozat përforcuese të vaksinës kundër COVID-19

Prishtinë, 26 tetor 2022

Ministria e Shëndetësisë njofton qytetarët se vaksinat kundër Gripit sezonal kanë aritur në Kosovë dhe duke filluar nga dita e hënë, do të filloj vaksinimi i qytetarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u bëjnë thirrje qytetarëve, sidomos personave më të moshuar dhe personave me sëmundje kronike, që të vaksinohen për t’u mbrojtur nga Gripi sezonal.

Vaksinimi kundër Gripit sezonal mund të bëhët çdo ditë pune në Njësitë e vaksinimit të kuadër të Qendrave Kryesore të Mjekësisë familjare në çdo komunë.

MSh ka siguruar vaksina të mjaftueshme prandaj, ftohen qytetarët që nga data 31 janar e tutje të vaksinohen. /Lajmi.net/

Kategoritë
LajmeVendi