Ndeshja e tretë dhe goli i parë me fanellën e Besiktasit. Ernest Muçi nuk zhgënjen pritshmëritë te gjigandët turq dhe realizon një supergol me në ndeshjen ndaj Istanbulspor.
Futbollisti i kombëtares mori një pasim Gedson Fernandes në minutën e 54, me 23-vjeçarin që nuk u mendua dy herë, por goditi tokazi nga distanca duke e nxjerrë nga loja portierin kundërshtar. Besiktas fitoi me shifrat 0-2 ndaj Istanbulspor teksa në lojë për gjigandët turq ishte edhe Milot Rashica.