Muhamet Rrumbullaku emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë

Këshilli i Ministrave i Shqipërisë në mbledhjen e sotme ka vendosur që Rrumbullaku të emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë dhe t’i jepet grada “Drejtues Madhor”

Muhamet Rrumbullaku është emëruar në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shqipërisë, transmeton Anadolu Agency(AA).

Këshilli i Ministrave i Shqipërisë në mbledhjen e sotme ka vendosur që Rrumbullaku të emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë dhe t’i jepet grada “Drejtues Madhor”.

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Qeverisë së Shqipërisë, ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledar Çuçi, tha se Rrumbullaku është një oficer i lartë karriere i policisë që, sipas tij, ka kryer shumë detyra në gjithë piramidën e policisë.

Rrumbullaku zëvendëson në këtë detyrë ish-drejtorin Gledis Nano, i cili u shkarkua disa ditë më parë nga Këshilli i Ministrave i Shqipërisë.

Kategoritë
LajmeRajoni