Mund të ketë dhunë në ditën e zgjedhjeve, Washingtoni aktivizon Gardën Kombëtare

Guvernatori i shtetit të Washingtonit ka deklaruar se po aktivizon disa pjesëtarë të Gardës Kombëtare për t’i pasur në gatishmëri, pas marrjes së informacioneve dhe shqetësimeve në lidhje me mundësinë e dhunës për shkak të zgjedhjeve të vitit 2024.

Ky shtet ishte një nga dy vendet ku kutitë e votimit u dogjën më herët gjatë javës, shkruan bbc.

“Duke u bazuar në informacione të përgjithshme dhe specifike si dhe shqetësime lidhur me mundësinë e dhunës apo aktiviteteve të tjera të paligjshme të lidhura me zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2024, dua të sigurohem që jemi plotësisht të përgatitur për t’u përgjigjur”, deklaroi guvernatori, Jay Inslee.

Sipas Inslee, qindra vota u dëmtuan ose u shkatërruan nga përdorimi i një pajisjeje djegëse në kutinë e dorëzimit të votave në qytetin e Vancouverit.

Theksojmë se më shumë se dy milionë qytetarë amerikanë kanë hedhur votat e tyre, sipas Laboratorit Zgjedhor në Universitetin e Floridës.

Kujtojmë se pas zgjedhjeve të vitit 2020, gjegjësisht më 6 janar një grup i mbështetësve të kandidatit aktual republikan, Donald Trump kishin hyrë dhunshëm brenda Kongresit amerikan duke shkaktuar viktima dhe demoluar një pjesë të tempullit të demokracisë amerikane.

Ndryshe, Trump kundërshtar në zgjedhjet që do të mbahen më 5 nëntor (e martë) e ka demokraten, Kamala Harris.

Kategoritë
BotaLajme