“Mund të vdes nga të qeshurit dhe të qajturit”/ E reja rrëfen sëmundjen e rëndë: Kam alergji nga emocionet e forta

Një vjazë e re ka treguar se ajo është alergjike ndaj emocioneve të forta edhe ndryshimet më të vogla në gjendjen normale të trupit të saj mund të jenë kërcënuese për jetën.

Bëhet me dije nga mediat e huaja se vajza është identifikuar si Natasha Coates. Ajo ka atë që njihet si sindroma e aktivizimit të qelizave mast (MCAS), e cila mund të zhvillohet tek fëmijët ose të rriturit. Duke folur për mediat, Coates shpjegoi se si ajo është “alergjike ndaj asgjëje dhe gjithçkaje” në të njëjtën kohë.

“Jam alergjike ndaj emocioneve të forta. Çdo ndryshim në status quo-në e trupit tim pavarësisht nëse jam duke qeshur, duke qarë, e trishtuar apo e stresuar mund të shkaktojë një reaksion kimik. Kjo ndodh pothuajse çdo ditë dhe unë jam shtruar në spital më shumë se 500 herë. Kur e ndjej se po fillon, mërzitem dhe përpiqem ta ndrydh veten përndryshe do të kem një reagim më të keq.”- tha Natasha.

Shkaktarët e kësaj sëmundje ndryshojnë midis individëve të ndryshëm por mund të përmenden aromat, ushtrimet dhe deri te stresi dhe ndryshimet në temperaturë.

Kategoritë
Lajme