Shoqata e afaristëve dhe zejtarëve “Esnaf ” në Prizren në kuadër të marrëveshjes me Universitetin Samsun Ondokuz Mayıs, ka lansuar projektin ”Trajnimi i Mjekëve”, për profesionistët e shëndetit që dëshirojnë të avancojnë veten në fushën e tyre
Trajnimet e ofruara nga ky universitet mundësojnë që mjekët kosovarë të shohin dhe aplikojnë metoda të reja trajtimi duke përforcuar përvojën e tyre në fushat e tyre të ekspertizës gjë që mundëson të avancohen në fushat e tyre profesionale.
Ky projekt është realizuar edhe vitin e kaluar ku mjekët nga Kosova janë ndarë të kënaqur nga trajnimet e ofruara nga ky universitet
Mjekët nga Kosova gjatë trajnimeve në Turqi. Viti 2022
Ky projekt ofron një mundësi të vlefshme për profesionistët e shëndetit që dëshirojnë të avancojnë veten në fushën e tyre të specializimit, të njohin teknologji dhe metoda të reja dhe të jenë në përputhje me zhvillimet më të fundit në fushën e tyre.
Për të aplikuar për trajnim, ju lutemi të plotësoni formularin e aplikimit të cilin mund ta gjeni në linkun e bashkangjitur