Mundi Meksikën, deputetja kërkon që Messi të shpallet “non grata”

Lionel Messi frymëzoi skuadrën e Argjentinës në suksesin jetik kundër Meksikës ku nuk e kanë pritur aspak mirë këtë eleminim që në fazën e grupeve.

Boksieri Canelo Alvarez kërcënoi se do ta dhunonte fizikisht “pleshtin” pak ditë më parë, por në mes futet edhe politika.

Deputetja Maria Clemente Garcia kërkon që numri 10 i Argjentinës të shpallet “i padëshiruarr” nga Parlamenti Meksikan pasi sipas saj, në dhomat e zhveshjes, sulmuesi shkeli fanellën e Meksikës.

Ajo ka firmosur një peticion dhe ia ka dërguar në rrugë zyrtare Ministrit të Jashtëm.

Kategoritë
Sport