Murat Yakin: Përballë Serbisë, fatin tonë e vendosim vetë

Në prag të ndeshjes Serbi-Zvicër, tekniku i “helvetëve”, Murat Yakin foli në konferencën për shtyp, nga ku tha se, ndeshja e nesërme do të jetë komplet ndryshe nga ajo kundër Kamerunit.

“Nesër do të jetë një ndeshje krejtësisht ndryshe nga ajo kundër Kamerunit, në të cilën patëm shumë raste për të shënuar. Do t’i kemi akoma shanset tona dhe duam të luajmë edhe më guximshëm në sulm. Jam i bindur se do të jemi më efikas. Do të duhet të luajmë në mënyrë dominuese, të luajmë lojën tonë dhe të fitojmë kualifikimin me një paraqitje bindëse. Do të duhet të mbajmë emocionet nën kontroll dhe të punojmë shumë sepse ata nuk do t’i bëjnë gjërat të lehta për ne. Ne kemi cilësitë, por ne do të duhet të luftojmë. Ne duam të jemi krenarë dhe të lumtur, të tregojmë futboll të mirë. Ne injorojmë gjithçka tjetër, jetojmë për lojëra si këto. Fati ynë është në duart tona, kjo është gjëja e bukur e kësaj historie”,- është shprehur tekniku Yakin, në deklaratën e tij.

Kategoritë
Sport