Murati: Për 8 muaj, 7,786 të rinj të punësuar

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se për vetëm 8 muaj, mbi 7 mijë të rinj janë punësuar përmes platformës “Superpuna”, transmeton Reporteri.net.

Murati përmes një shkrimi në platformën sociale Facebook, ka thënë se në total janë mbi 5 mijë biznese që kanë përfituar nga skema e mbështetjes për punësimin e të rinjve.

Postimi i Muratit:

Superpuna në shifra, për 8 muaj operim:

7,786 të rinj përfitues të punësuar.

Prej tyre: 3,914 vajza, 3,872 djem

Në total janë 5,832 biznese që deri më tani kanë përfituar nga skema e mbështetjes për punësimin e të rinjve.

Qeveria për Rininë!

Qeveria për Ekonominë!

Kategoritë
LajmeVendi