Murati: Po shihet qartë që opozita nuk e ka ndërmend të ecim tutje

Ministri në detyrë, Hekuran Murati, kritikoi opozitën për bllokimin e konstituimit të Kuvendit, duke theksuar se Kushtetuta e përcakton qartë se propozimi për kryetar vjen nga partia fituese.

Ai tha se kandidati i VV-së mbetet Albulena Haxhiu dhe se opozita nuk po tregon vullnet për të ecur përpara, ndonëse ka mundësinë ta zhbllokojë procesin.

“E pamë një seancë të radhës ku opozita vazhdon me bllokadën për konstituimin e Kuvendit. Kushtetua është e qartë që është e drejtë propozimi nga partia fituese. Kërkohet që të gjithë deputetët të jenë prezentë dhe të votojnë, sepse është detyrë që të konstituohet Kryesia e Kuvendit. Ne çdoherë kemi qenë dëshmitarë që vota për kryetarin ka qenë vota e të gjitha subjekteve politike. Kandidati ynë është dhe vazhdon të jetë Albulena Haxhiu. Po shihet qartë që opozita nuk e ka ndërmend të ecim tutje. Ndoshta duhet të ulemi. Kur hyjnë këtyre lojërave, kur kandidati kontestohet do të bëhet bllokimi. Çdokush mund të gjejë vërejtje për kandidatët, por kemi të bëjmë me konstituimin e Kuvendit. Të gjithë kanë thënë se ne do të bëjmë zvarritje, por ndodhi e kundërta opozita e ka mundësinë ta zhbollokojë procesin, por nuk po e bënë një gjë të tillë”, ka thënë Murati.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi