Murati: Shpenzimet e karburanteve janë veç 10.47 milionë euro e jo mbi 31 milionë- Përmend edhe flotat e policisë dhe të FSK-së

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka reaguar në lidhje me raportimin se shpenzimet e Qeverisë së Kosovës për karburante kanë shkuar në 31 milionë e 66 mijë euro.

Murati tha se kjo është e pavërtetë, e që sipas tij shpenzimet e karburantit për automjete për vitin 2023 në nivelin qendror dhe atë lokal është 10.47 milionë euro.

Ai tha se kjo madje është e faktuar edhe në raportin vjetor financiar të miratuar e dorëzuar në Kuvend, transmeton lajmi.net.

Sipas Muratit, shifra prej 31 milionë euro që është përmendur nga Raporti Vjetor i Audimit mund të jetë përmbledhje që përmban edhe shumat që janë shpenzuar për naftë për ngrohje, ose dru zjarri për ngrohje, por nuk ka të bëjë me shifrën faktike që është shpenzuar për karburant për automjete.

“Lajmet e rreme nuk kalojnë!.Shpenzimi i karburantit për automjete për vitin 2023, për nivelin qendror dhe atë lokal, është 10.47 milionë euro. Kjo është e faktuar edhe në raportin vjetor financiar të miratuar e dorëzuar në Kuvend. Duhet theksuar se shumica e këtij shpenzimi shkon për flotën e automjeteve të policisë dhe të FSK-së”,deklaroi Murati.

Ai gjithashtu tha se këto raportime janë të pasakta.

“Raportimet se shpenzimi për karburante të veturave për vitin 2023 është 31 milionë euro është i pavërtetë, dhe i pasaktë. Shifra prej 31 milionë euro që është përmendur nga Raporti Vjetor i Auditimit mind të jetë përmbledhje që përmban edhe shumat që janë shpenzuar për naftë për ngrohje, ose dru zjarri për ngrohje, por nuk ka të bëjë me shifrën faktike që është shpenzuar për karburant për automjete”./Lajmi.net/

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi