Muriqi i kundërpërgjigjet Elon Musk: Është vetëm një pirat, nuk ka të tjerë

Vedat Muriqi i është kundërpërgjigjur pronarit të ri të Twitterit, Elon Musk, teksa ky i fundit, në një “tweet” përdori flamurin e piratëve.

Sulmuesi kosovar duket se nuk e kapërdiu aq lehtë këtë veprim të miliarderit dhe, me tone shakaje, iu kundërpërgjigj se ekziston vetëm një pirat, duke iu referuar vetes.

 

Siç dihet, tifozët e Mallorcas tashmë ia kanë venë këtë emër shtatlartit prizrenas që po shkëlqen në La liga.

Musk ende nuk i është kundërpërgjigjur lojtarit, mirëpo në një kontekst të tillë e ka të vështirë të dalë fitues në argument. /Lajmi.net/

Kategoritë
LajmeSport