Muriqi nuk ka të ndalur, shënon edhe ndaj Villarealit në La Liga

Sulmuesi Vedat Muriqi ka “rilindur” te Mallorca në La Liga. Prizrenasi ka gjetur golin e radhës me ekipin ishullor, duke zhbllokuar sfidën që po ekipi i tij po luan në udhëtim ndaj Villarealit.

28-vjeçari shfrytëzoi një harkim të Daniel Rodriguez në minutën e 33’ dhe dërgoi topin në rrjetë me një gjuajtje të menjëhershme.

Avantazh i rëndësishëm për Mallorcan dhe goli i tretë radhazi për sulmuesin e Kosovës, i cili është ngjitur në kuotën e 7 golave në La Liga.

Më mirë se ai kanë bërë vetëm Robert Lewandowski (13) dhe Borja Iglesias (8).

Kategoritë
Sport