Murtezaj: Marrëveshja finale pa njohje brenda s’është e mirë për Kosovën

Anëtari i LDK’së dhe profesori Valon Murtezaj i ftuar në FRONTAL të T7 ka folur për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe për rritjen e angazhimit të Washingtonit, Berlinit e Parisit për një marrëveshje finale.

Teksa ka folur për propozime të ndryshme që po qarkullojnë, e ku përmendet një marrëveshje finale që s’ka njohjen reciproke brenda, Murtezaj ka thënë se një marrëveshje e tillë s’është e mirë për Kosovën.

“Mund të ketë synime, mirëpo për Kosovën nuk është zgjidhje e mirë. Sepse ne deri tani kemi pasur shumë marrëveshje”, ka thënë Murtezaj në Frontal të T7

Ai ka folur edhe për dokumentin që ka qarkulluar nëpër media, duke thënë se brenda ka disa gjëra paradoksale dhe se gjërat s’funksionojnë siç pretendohet në dokument. “Dokumenti që ka qarkulluar ka disa gjëra paradkosale. Sepse gjërat nuk funksionojnë në atë mënyrë”, ka thënë Murtezaj

Kategoritë
LajmeVendi