Musk do t’ia ‘këpus’ internetin Ukrainës, thotë se i kushton shumë

Kompania e raketave SpaceX e Elon Musk nuk mund të financojë pafundësisht shërbimin e saj të internetit Starlink në Ukrainë, i cili ka ndihmuar civilët dhe ushtrinë e vendit të qëndrojnë online gjatë luftës me Rusinë.

“SpaceX nuk po kërkon të rikuperojë shpenzimet e kaluara, por gjithashtu nuk mund të financojë sistemin ekzistues për një kohë të pacaktuar *dhe* të dërgojë disa mijëra terminale të tjera që kanë përdorim të të dhënave deri në 100x më të madh se familjet e zakonshme. Kjo është e paarsyeshme”, shkroi Musk në Twitter.

“Ne gjithashtu na është dashur të mbrohemi kundër sulmeve kibernetike dhe bllokimeve, të cilat po bëhen më të vështira”, shtoi ai.

Elon Musk i ka kërkuar departamentit të mbrojtjes amerikane që të marrë përsipër financimin për rrjetin e tij satelitor Starlink, ka thënë një zyrtar amerikan për AP.

Duke folur në kushte anonimiteti, zyrtari tha se çështja është diskutuar në takime dhe liderët e lartë janë duke e shqyrtuar këtë çështje, pa vendime ende të marra.

Rrjeti i më shumë se 2,200 satelitëve me orbita të ulëta ka ofruar internet me brez të gjerë për më shumë se 150,000 stacione tokësore të Ukrainës. Musk postoi në Tëitter se i kushtonte 20 milionë dollarë në muaj për të mbështetur nevojat e komunikimit të Ukrainës.

Kategoritë
BotaLajme