Musk i bëri thirrje direkte Trumpit për të ndryshuar tarifat e reja, raporton Washington Post

Miliarderi i teknologjisë dhe CEO i Tesla, Elon Musk i ka bërë thirrje të drejtpërdrejta por të pasuksesshme presidentit të SHBA-së, Donald Trump për të ndryshuar tarifat.

Kjo kërkesë e tij, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ishte bërë gjatë fundjavës së kaluar, raportoi të hënën Washington Post duke cituar dy persona të njohur me këtë çështje.

Ky shkëmbim shënon mosmarrëveshjen e profilit më të lartë midis presidentit dhe Musk, thuhet në raport.

Ai pason zbulimin nga Trump të një tarife bazë prej 10% për të gjitha importet në SHBA, së bashku me tarifat më të larta për dhjetëra vende të tjera.

Musk, një këshilltar i Trumpit i cili ka punuar për të eliminuar ato që janë vlerëuar shpenzimet publike të kota të SHBA-së, bëri thirrje pak ditë më parë për zero tarifa midis SHBA-së dhe Evropës.

Tesla ka parë rënie të ndjeshme të shitjeve të saj tremujore në mes të një reagimi të ashpër kundër angazhimit të Musk në një “Departament të Efikasitetit Qeveritar”.

Musk ka thënë më parë se ndikimi i tarifave të automobilave të presidentit amerikan Donald Trump mbi Tesla është “i rëndësishëm”.

Ekonomistët thonë se tarifat mund të rindezin inflacionin, të rrisin rrezikun e një recesioni në SHBA dhe të rrisin kostot për familjen mesatare amerikane.

Kategoritë
BotaLajme