Muslimanët në Ukrainë festojnë Fitër Bajramin nën hijen e luftës

Përderisa lufta mes Rusisë dhe Ukrainës vazhdon, muslimanët u dyndën në xhaminë e Qendrës Kulturore Islame në kryeqytetin Kiev, për festën e Fitër Bajramit.

Muslimanët në Ukrainë festojnë Fitër Bajramin nën hijen e luftës, raporton Anadolu Agency (AA).

Përderisa vazhdon lufta mes Rusisë dhe Ukrainës që filloi më 24 shkurt, muslimanët u dyndën në xhaminë e Qendrës Kulturore Islame në kryeqytetin Kiev, për festën e Fitër Bajramit.

Presidenti i Kongresit të Muslimanëve të Ukrainës, Seyran Arifov, predikoi aty mbi virtytet e festës së Fitër Bajramit.

– Kjo luftë i lidh edhe muslimanët në Ukrainë

Në një deklaratë për Anadolu Agency (AA) pas namazit, Arifov duke theksuar se lufta vazhdon, u shpreh: “Shumë prej muslimanëve u detyruan të linin shtëpitë e tyre për shkak të sulmeve. Disa shkuan në pjesë të tjera të Ukrainës, disa shkuan jashtë vendit. Uroj të gjithë muslimanët të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të ketë paqe dhe siguri në Ukrainë”.

Duke theksuar se të gjithë muslimanët duhet të mbështesin njëri-tjetrin në këtë proces, Arifov tha: “Kjo luftë ka të bëjë edhe me muslimanët në Ukrainë dhe askush nuk duhet të qëndrojë neutral. Muslimanët duhet të bëjnë çmos për të shëruar plagët e popullit ukrainas dhe për të përmirësuar gjendjen e tyre”.

– “Duam që lufta në Ukrainë të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur”

Profesori i Universitetit Shtetëror Izmail në Ukrainë, Sayfullah Rashidov, duke u uruar paqe dhe mirëqenie të gjithë muslimanëve, tha: “Allahu ua pranoftë agjërimin dhe lutjet dhe u ruajt nga e keqja. Gëzuar Bajramin të gjithëve”.

Një shtetas ukrainas me origjinë palestineze, Ali Asadi, duke deklaruar se ai agjëroi dhe ishte i lumtur për ardhjen e Bajramit, u shpreh: “Ne duam që lufta në Ukrainë të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse askush nuk është i kënaqur me situatën”.

Kategoritë
BotaLajme