Mustafa: Liberalizimi është dashur të ndodhë në vitin 2016

Tashmë kosovarët mund të lëvizin pa viza nga janari i vitit 2024 pas votimit të sotshëm në Parlamentin Evropian. Por, ish-kryeministri Isa Mustafa ka vlerësuar se lëvizjen e lirë kosovarët e kanë merituar qysh në vitin 2016.

Për këtë vonës të madhe, Mustafa ka fajësuar ata që e kundërshtonin demarkacionin me Malin e Zi.

“Liberalizimi është dashur të ndodhë në vitin 2016, atëherë kur kemi qenë në prag të përmbushjes së të gjitha kritereve. Pengonin këta që janë tani në pushtet me kauzën e rrejshme të demarkacionit”, ka thënë Mustafa për Insajder.

Ai ka thënë se edhe pse me shumë vonesë po i gëzohet përmbylljës së këtij procesi, duke e vlerësuar se kjo është një ditë e merituar për Kosovën.

Pas votimit për liberalizimin e vizave, atë duhet t’a nënshkruajnë përfaqësuesit e institucioneve të BE-së, si Komisioni Europian, Këshilli Evropian, Komisioni Evropian dhe Parlamenti Europian. Më pas, do të publikohet në Gazetën Zyrtare.

Kategoritë
LajmeVendi