Ylli i Boston Celtics, Jaylen Brown kreu Umrah në Mekë i shoqëruar nga ish-shoku i tij i skuadrës Taco Fall.
MVP-ja e finales së këtij sezoni të NBA-së, 27-vjeçari Brown, është fotografuar me Falla dhe disa persona të tjerë para Kabahut dhe fotot janë shpërndarë në rrjetet sociale.
Umra është një vizitë në Qabe dhe kryerja e riteve të caktuara fetare, njësoj si Haxhi, vetëm se umreja mund të kryhet gjatë gjithë vitit, përveç në ditën e Arafatit dhe në ditët e Bajramit.
NBA champion Jaylen Brown performing Umrah pic.twitter.com/WaFuyERZV0
— stub (@4PF_stub) July 8, 2024
Brown, i cili u konvertua në Islam në vitin 2021, ka përqafuar praktikat dhe parimet e Islamit, duke vënë në dukje se si ka ndikuar thellë në jetën e tij jashtë fushës së basketbollit.
Brown u bë kampion i NBA-së me Boston Celtics pas një fitoreje dominuese 4:1 ndaj Dallas-it dhe u shpall edhe MVP i serisë finale.
Në finale, ai shënoi mesatarisht 20.8 pikë, 5.4 kërcime dhe 5 asistime për lojë. Ai luajti një rol kyç në ndeshjen e tretë të serisë, e para në parket e Dallasit, kur udhëhoqi Bostonin drejt një fitoreje vendimtare me 30 goditje.